Pallaska flet për kërkesën e LDK-së për postin e presidentit

22:18 | 04 Dhjetor 2019

Pallaska ka folur në lidhje me kërkesën e LDK-së për postin e presidentit.

Avokati Dastid Pallaska ka thënë se kërkesa e LDK’së për postin e presidentit nuk duhet të shihet si diçka e pazakontë.

VV dhe LDK janë në përfundim të negociatave për krijimin e një koalicioni dhe kanë mbetur vetëm ndarja e posteve. VV nuk është pajtuar me kërkesën e LDK’së që të merr postin e presidentit dhe ministrit të brendshëm.

“Nuk më duket e pazakontë”, ka thënë Pallaska.

“Nuk i di detajet e takimit përveç versionit të cilit u tha mbrëmë në emision. Nëse kërkesa për presidentin ka dalë si shtesë, për të cilën dyshoj shumë pasi që nuk ka këso niveli të joseriozitetit në negociata”.

Komento: