
Ish-ushtari i UÇK-së intervistohet sot nga Specialja.
Sot, prokurorët e Speciales do ta intervistojnë një ish-ushtar të UÇK-së.
Bëhet fjalë për Demush Laçin që ftesën për t’u paraqitur para zyreve të prokurorisë e kishte marrë më 12 nëntor, shkruan lajmi.
Lajmin për intervistim e ka dhënë vetë Laçi përmes një postimi në Facebook.
Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme zyrtarë të Speciales kanë qëndruar në Kosovë.
Ata kanë zhvilluar takim me avokatët e akredituar nga ky institucion, ndërkaq që nuk dihet natyra e takimit.

Postimi i plotë:
Mirëmëngjesi Kosovë
Miq e shokë,sot do të intervistohem gjatë ditës nga prokurorët e Gjykatës Speciale.
Faleminderi që po më shkruani dhe përkrahni në çdo moment,ashtu siç kam besuar para 20 viteve,prap besoj se
Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë dhe çlirimtare s’bashku me NATON, e tillë do mbetet edhe në të ardhmen!.