Edhe sot ajri në Prishtinë i pashëndetshëm.
Sipas matjeve të cilësisë së ajrit në Prishtinë edhe sot ajri është i pashëndetshëm me normën 156.
Sipas matjeve të përditshme të cilësisë së ajrit, në sezonin e dimrit, qyteti i Prishtinës zhytet në smog, që paraqet ndotje të kombinuar të ajrit me gazra.
Ajri në Prishtinë edhe gjatë ditës së djeshme ishte i pashëndetshëm.
Kosova, sipas raportimeve të fundit, vazhdon të jetë në mesin e 10 vendeve me ajrin më të ndotur.