
Ish-deputeti Frashër Krasniqi ka folur rreth takimit të anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosjes me drejtorin e ashtuquajtures Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Përmes një shkrimi në Facebook, Krasniqi i cili dikur ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, tani në PSD ka thënë se po të ndodhte takimi me këdo jashtë VV-së do të cilësohej si tradhti kombëtare e shitje e Kosovës.
Postimi i plotë:
Ashtu qysh sot po e arsyetojnë takimin nëpër kafe me Gjuriqin – i cili po të ndodhte me këdo jashtë VV-së do të cilësohej si tradhëti kombëtare e shitje e Kosovës, ashtu nesër do ta arsyetojnë ri-kapjen e shtetit, keq-qeverisjen dhe autoritarizmin e tyre.
Sepse ky është morali hipokrit popullist: çkado që bëjnë ata është në “interes të popullit”, çkado që bëjnë të tjerët është “tradhëti ndaj popullit”.
E mira këtu është që demaskimi i këtyre hipokritëve po ndodh më shpejt se ç’e prisnim 🙂 /ORAinfo/