
Fero dhe bukuroshja Arbenita Ismajli, duket se ende janë në lidhje.
Modelja Arbenita Ismajli dhe reperi Fero duket se nuk janë ndarë.

Fillimisht publikuan Instastory nga i njëjti vend e tani po qarkullojnë foto ku dyshja shihen krah njëri-tjetrit në aeroport.

Fero dhe Arbenita janë ndër emrat më të komentuar në mediat rozë. Lidhja e tyre e më pas lajmet për ndarje kanë qenë në interes të publikut.
Se cili do të jetë reagimi i tyre pas këtyre fotografive mbetet të shihet.
