Ndihmoi të prekurit nga tërmeti, Pacolli dekorohet nga Meta

19:45 | 27 Dhjetor 2019

Behgjet Pacolli dhuroi 1 milion euro në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka ndarë mirënjohje për ministrinë në detyrë të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli për kontributin që ai e ka dhënë për të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Tëitter, Meta ka shkruar se dekoruar Pacollin me dekoratën “Nënë Tereza”, si një shembull i solidaritetit kombëtar.

“Për kontributin e spikatur humanitar&ndjeshmërinë e lartë të treguar ndaj popullit të Thumanës&të mbarë, si shembull i solidaritetit kombëtar, pata kënaqësinë të vlerësoja me Dekoratën “Nënë Tereza”, politikanin, sipërmarrësin dhe filantropin e shquar të Behgjet Pacollit”, ka shkruar Meta.

Ministri në largim, Pacolli nga buxheti i tij personal ka ndarë për të prekurit e tërmetit 1 milion euro.

Më 26 nëntor Shqipëria është goditur nga një tërmet i fuqishëm 6.4 shkallë, ku la të vdekur 51 persona, qindra njerëz të plagosur dhe mijëra shtëpi të rrënuara.

Komento: