
16-vjeçarja nga Kamenica ka rrëfyer tmerrin që ka përjetuar.
Në Kamenicë një e mitur është mbyllur në shtëpi e traumatizuar dhe e frikësuar.
16-vjeçja po thotë se nuk po vë gjumë në sy që prej ditës kur një i rritur e ka keqpërdorur.
I akuzuari ndodhet në ndalim shtëpiak.
Kronikë e përgatitur nga gazetari Flamur Gajtani.
“Ma nali kerrin te kamtë edhe veç e ktheva kryet me pa kush është, më tha hyp në kerr ndërsa unë i thash jo. Me ka shti mbrapa me kerr. Më ka çu te Hotel Lata”, ka thënë e dhunuara.
Ndërsa nëna e saj tregon se atë natë vajza nuk ka fjetur fare.
Për këtë njëjtë pohon edhe viktima.
Ndërsa familja e të dyshuarit ka mohuar të ketë kryer veprën.
I dyshuari po mbahet në ndalim shtëpiak pasi i është shqiptuar masa e ndalimit prej 30 ditësh.