
Albin Kurti, refuzoi ftesën e Thaçit,pasi që ishte në ndejën e organizuar me gazetarë e përfaqësues të mediave.
Kryetari i VV-së, Albin Kurti nuk u paraqit në dy takimet që presidenti Thaçi e ftoi për ditën e djeshme për t’ia dhënë mandatin për formimin e Qeverisë së re.
Në letrën zyrtare, Kurti u arsyetua njëherë se gjendet jashtë Prishtinës, e më pas jashtë shtetit, shkruan lajmi.
Mirëpo Kurti mbrëmë ishte në një aktivitet që për nga rëndësia as që i afrohet asaj për të cilën ka marrë votat e qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Ai ishte në ndejën e organizuar me gazetarë e përfaqësues të mediave.
Vetëvendosje përmes një komunikate në Facebook, ka njoftuar tek një ditë më vonë për koktejin e organizuar pikërisht në ditën kur Kurti mori dy ftesa për të shkuar në presidencë.
Bashkë me Kurtin, në aheng ishin edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe nënkryetarja, Arbërie Nagavci.
Postimi i plotë:
Mbrëmë, Lëvizja VETËVENDOSJE! organizoi një koktej me gazetarë, redaktorë e përfaqësues mediash.
Së bashku me Sekretariatin për Media dhe Komunikimin ishin edhe Kryetari i Lëvizjes Albin Kurti, Kryetari dhe Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe Arbërie Ngavaci e deputetë e zyrtarë të tjerë nga Lëvizja.
Lëvizja VETËVENDOSJE! ka organizuar shumë aktivitete, shumë konferenca, shumë paraqitje televizive e intervista të shkruara nëpër mediat tona dhe ato të huaja. Një pjesë të mesazhit e kemi përccuar tek qytetarët përmes tyre dhe jemi informuar nga to jashtëzakonisht shumë.
Duke iu uruar edhe një vit të mbarë, me shumë punë dhe duke u angazhuar së bashku në fuqizimin e fjalës së lirë, urojmë vitin 2020 me sa më shumë lajme të mira.