
Kosova që disa muaj është pa qeveri.
Ish-deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha nuk e ka lënë pa reaguar edhe njëherë për zhvillimet e fundit politike në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha i ka quajtur adoleshentë politik zyrtarët e Vetëvendosjes, shkruan lajmi.net.
Sipas tij, ditët e fundit VV ka shpërfaqur hipokrizi, që sipas tij tregon se arma e mashtrimit do të bie mbi të gjithë pa dallim.
Postimi i plotë:
-Viktimat e trukut të 6 tetorit, besoi tashmë janë bindur se besimi për “skuadrën” e adoloshentëve politik, përpos që do t’i kushtoi atyre, do ti kushtoi edhe shoqëris në përgjithësi!
-Hipokrizia e shpërfaqur ditëve të fundit nga kjo “skuadër”, është një tregues se arma e mashtrimit për të tjerët pa kurfar fakti apo argumenti duke keqpërdor krizën morale në shoqërin tonë, do të bie si bumerang mbi të gjithë pa dallim.
-Garnitura e njerzëve që për çdo ditë po bëhen lajm në paqavura informative duke u “mburrur” si munges e “burrëris” që derivon nga papjekuria e tyre politike të bie në përfundimin; “Sa më pak të dish aq më mirë do jesh!”-thënia është e vjetër por tashmë e mbështet edhe shkenca ose “Vetëm injoranca mund të na dhurojë lumturinë e vërtetë” – shpjegon Michael Smithson, profesori i psikologjisë.