VV reagon pas deklaratës së anëtarit të Nismës

21:16 | 28 Dhjetor 2019

Reagon Vetëvndosje padeklaratave të anëtarit të Nismas.

Nga Vetëvendosje kanë ardhur reagimet e para për deklaratën skandaloze të anëtarit të Nismës, Haxhi Hoti drejtuar kryetarit të partisë, Albin Kurti.

Hoti përmes një postimi të mëhershëm në Facebook, për Kurtin kishte shkruar se i ka dy zgjidhje; “ose ta lëshojë Kosovën, ose të vr’itet”, shkruan lajmi.

E ndaj kësaj deklarate ka reaguar deputeti i VV-së, Artan Abrashi.

Ai ka thënë se asnjë kërcënim e asnjë atentat nuk e ndalon partinë e tij në rrugën e saj.

“Asnjë kërcënim apo atentat nuk na ndalon në rrugën tonë. Kosova do të bëhet!”, ka shkruajtur ai.

Komento: