
Deklarata e anëtarit të Nismas për Albin Kurtin ka ngjallur reagime të shumta në publik.
Gani Geci ka reaguar për deklaratën skandaloze të anëtarit të Nismës, Haxhi Hoti që përmendi vr’asjen e liderit të VV-së, Albin Kurti.
Përmes një postimi në Facebook, Geci ka thënë se do t’i dalë në krah Albin Kurtit, shkruan lajmi.
Sipas tij, nëse Kurtit i duhet ndihmë, ai do t’ia japë me dëshirë.
Postimi i plotë i Gecit:
Të dashur miq,
pasi që lexova kētë shkrim dhe pasi analizova me vëmendje këtë shkrim më preku shumë ky si lloj kërcenimi po me duket prej këtij momenti unë Gani Geci edhe pse kurrë as nuk e kam përkrahur dhe as nuk e kam njohur Albin Kurtin, sepse kurrë nuk kam pas rast të pi kafe me të, por tani dua dhe mund të jem krahë i tij.
Unë kurrë kurrë LDK-en as ideologjin time djathtiste nuk e ndrroj por duke e parë pozicionin e tij të ngjashëm me timin në kohën e pas luftës, nëse i duhet ndihma ime Albin Kurtit unë do t’i ndihmoja me deshirë.
Menjiher duhet të reagoj prokuroria dhe shteti ligjorë
Me respekt.