
Disa të lënduar kanë mbetur në aksidentin e sotëm në Gjilan.
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot pasdite në fshatin Bresalc të Gjilanit.
Lexues të lajmi.net kanë dërguar në redaksi fotografi nga ky aksident, ku raportohet se kanë mbetur disa të lënduar.
Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave me targa të Zvicrës.
Raportohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00, ndërkaq nga Policia e Kosovës nuk kanë dhënë detaje lidhur me rastin.

