
Deklaratat e anëtarit të Nismës për Albin Kurtin kanë ngjallur debate të shumta në publik.
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dalë në krah kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, lidhur me kërcënimin me jetë që iu bë këtij të fundit.
Ajo tha se ne nuk kemi një sistem të sigurt të drejtësisë dhe se kërcënuesit po ndiejnë rrezik nga një qeverisje ku ata më nuk do të jenë të lirë të vazhdojnë me krimet e tyre.
“Kur ndihen të lirë të kërcënojnë publikisht me jetë, kjo tregon dy gjëra: e para, se kemi një sistem të sigurisë e drejtësisë që vazhdimisht ka injoruar dhe mbajtur anën e kërcënuesve; dhe e dyta, se kërcënuesit po e ndiejnë rrezikun nga një qeverisje ku ata më nuk do të jenë të lirë të vazhdojnë me krimet e tyre”, ka shkruar Osmani.
Madje ai tha se edhe pas luftës kishte kërcënime të tilla kur nxitej urrejtje dhe vëllavr’asje.
“Po kështu, por larg rrjeteve sociale, kërcënonin edhe menjëherë pas luftës duke nxitur urrejtje e vëllavr’asje. Mjaft më”, shkruan Osmani.
Haxhi Hoti, anëtari i Nismës Socialdemokrate bërë një kërcënim për Albin Kurtin. Ai e ka nisur shkrimin duke e krahasuar Kurtin me presidentin amerikan John F. Kennedi, i cili ishte privuar nga jeta gjatë mandatit sa ishte president.
“John F. Kennedy Ishte interes i popullit amerikan që të jetë President, por nuk ishte interes i shtetit amerikan që të jetë President”, ka shkruar Hoti.
Pas kësaj deklarate, ka reaguar Nisma Socialdemokrate duke u distancuar nga deklarata të tilla.
Ndërsa Nisma e Rahovecit ka thënë se Facebook’u i Haxhi Hotit është hakuar, andaj dikush e ka keqpërdorur atë duke bërë kërcënime të tilla.
E pas pak minutave, vet Hoti ka shkruar një tjetër status, ku sipas versionit të tij është bërë një gabim teknik dhe kërkon falje.
Ndërsa Endrit Shala ka thënë për Express se distancohet nga çdo deklaratë e tillë që e cila nxitë urrejtje.
Menjëherë pas statusit të Hotit, kanë ardhur reagime nga Lëvizja Vetëvendosje.
Deputeti Artan Abrashi nga Vetëvendosje ka thënë se asnjë atentat nuk na ndalon në rrugën tonë.
E ndërkohë edhe Gani Geci, i ka ofruar Kurtit ndihmë pas kërcënimit nga Hoti.