E konfirmon Prokuroria: Haxhi Hoti dërgohet në mbajtje

12:48 | 29 Dhjetor 2019

Haxhi Hoti dërgohet në mbajtje, e konfirmon edhe Prokuroria.

Kandidati për deputet nga radhët e partisë, Nisma Socialdemokrate, është arre’stuar mëngjesin e sotëm për veprën penale “Shtytje në vrasje”, kjo pasi që ai mbrëmë përmes një shkrimi dyshohet se kërc’ënoi publikisht liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar se ndaj Hotit është caktuar masa e mbajtjes për 48 orë.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinion se, pas informacionit të publikuar në rrjete sociale, të personit me inicialet H.H., ka ndërmarrë veprime përkatëse hetimore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës. Me urdhër të prokurorit kujdestar, personi në fjalë është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme”, theksohet në një komunikatë të Prokurorisë Themelore.

Po ashtu, edhe policia ka treguar se pas postimin në rrjetet sociale, Hoti është arre’stuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë (NN:) 28.12.2019-19:00. Raportohet se i dyshuari mashkull K/Shqiptar përmes rrjetit social Facebook kishte publikuar një shkrim i cili është trajtuar si më lartë. Lidhur me rastin njësiti policor e ka kërkuar të dyshuarin në shtëpinë e tij, por i njëjti nuk është hasur, të njëjtit i është lënë ftesë për paraqitje të menjëhershme në polici. Në cilësinë e dëshmitarëve janë intervistuar dy persona, në koordinim me prokurorin e shtetit janë ndërmarrë veprime për rastin. I dyshuari pas paraqitjes në polici, është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së Kosovës për këtë rast.

Komento: