Kërcënohet përmes Facebook-ut djali i Isa Mustafës

20:51 | 29 Dhjetor 2019

Është kwrcënuar djali i kreu të LDK-sw.

Besnik Mustafa, djali i kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, në Facebook ka publikuar një mesazh kërcënues që këtij të fundit i është bërë.

Mustafa ka thënë se personi që ka kërcënuar atë po fshehët përmes një profili të rremë.

Ndërsa, në mesazhin që Mustafa ka marrë thuhet se ai do ta pësoj edhe më keq se babai i tij, duke iu referuar Isa Mustafës, ndërsa vazhdon me sharje dhe fyerje të rënda ndaj tij duke i thënë madje se do ta djeg edhe për së gjalli.

Më poshtë e gjeni fotografinë e postuar nga Mustafa:

Komento: