Thaçi uron veteranët: Ju e mundësuan lirinë dhe pavarësinë tonë

10:50 | 30 Dhjetor 2019

Thaçi thotë se veteranët e mundësuan lirinë dhe pavarësinë tonë.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i ka uruar të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Ditën e Veteranit.
Presidenti Thaçi ka thënë se veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorët dhe heronjtë e saj, janë shembull i sakrifikimit për ideale dhe për lirinë e popullit tonë.

“Në këtë 30 dhjetor, si në çdo fundvit tjetër, i nderojmë ata që bënë të mundur ta gëzojmë lirinë dhe pavarësinë tonë, veteranët e luftës sonë çlirimtare.

Kjo ditë sjell në kujtesën tonë edhe betejën e parë të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz, më 30 dhjetor 1991, aty ku nisi rruga e lirisë.

Veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorët dhe heronjtë e saj, janë shembull i sakrifikimit për ideale dhe për lirinë e popullit tonë. Urime Dita e Veteranit, të gjithë veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, ka shkruar presidenti Thaçi.

Komento: