Këtë vit më pak lindje në QKUK

22:51 | 30 Dhjetor 2019

Këtë vit duket se ka pasur më pak lindje në QKUK.

Gjatë viti që lemë pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë kryer 9 mijë e 304 lindje.

Nga 9 mijë e 304 lindje sa janë kryer në Gjinekologji, në jetë kanë ardhur 9 mijë e 533 fëmijë.

Prej tyre 3 mijë e 283 janë kryer me lindje normale, ndërsa me operacion janë kryer 6 mijë e 128 raste.

235 raste kanë qenë me fëmijë binjak dhe 12 trinjakë kanë ardhur në jetë në QKUK gjatë 2019-ës.

Sipas statistikave të QKUK dërguar për lajmi.net, gjatë këtij viti për herë të parë janë bërë nënë 3 mijë 594 gra prej tyre 35 të mitura.

Pra, sipas statistikave, 5 mijë e 34 foshnje janë të gjinisë mashkullore, ndërsa 4 mijë e 499 të gjinisë femërore.

Krahasuar me vitin 2018, këtë vit ka më pak lindje.

Gjatë viti 2018 në Gjinekologji të QKUK-së janë kryer 9 mijë e 985 lindje.

Komento: