Lind fëmija i parë për vitin 2020 në Kosovë, mësohet gjinia e tij

00:27 | 01 Janar 2020

Ka ardhur në jetë fëmija i parë për vitin 2020 në Kosovë.

Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK ka lindur fëmija i parë për vitin 2020 në Kosovë.

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, Dr, Jakup Ismaili, ka treguar se nëna ka lindur foshnjën e gjinisë mashkull.

Kujtojmë se në Klinikën Obstetrike-Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në vitin 2019 u lindën 9242 foshnje.

Krahasuar me vitin 2018 këtë vit u lindën rreth 700 foshnje më pak.

Komento: