Njihuni me 26-vjeçaren kosovare që lindi foshnjën e parë për vitin 2020

01:00 | 01 Janar 2020

Ka lindur fëmija i parë për vitin 2020 në Kosovë.

Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK ka lindur fëmija i parë për vitin 2020 në Kosovë.

Detaje rreth lindjes së foshnjës së parë ka dhënë pak minuta pas lindjes, drejtori I Klnikës së Gjinekologjisë, Dr.Jakup Ismaili.

Ai ka treguar se nëna që e ka lindur foshnjën është e moshës 26 vjecare me iniciale L.B.

Foshnja është e gjinisë mashkull si dhe është lindja e katërt e kësaj nëne.

Sipas Ismailit, lindja ka shkuar në rregull dhe se gjendja shëndetësore e nënës po ashtu e efoshnjës është e mirë.

Foshnja sipas drejtorit të Gjinekologjisë ka lindur në peshën 3300 gram me gatësi 54 cm.

Kujtojmë se në Klinikën Obstetrike-Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në vitin 2019 u lindën 9242 foshnje. Krahasuar me vitin 2018 këtë vit u lindën rreth 700 foshnje më pak.

Komento: