Top 6 aderimet e vitit

09:25 | 01 Janar 2020

Në prag të zgjedhjeve parlametare të 6 tetorit kishte shumë aderime në partite politike.

Viti që po lëmë pas është karakterizuar me shumë ngjarje interesante, por një vend të veçantë sa për ta mbajtur mend gjatë, ishin edhe aderimet e politikanëve të cilët ndërruan e ndërruan partitë po në fund nuk arriten të kalojnë pragun e famshëm për të hyrë në Kuvend.

Patë edhe nga ata që ndërruan nga dy parti, duke qenë të sigurt se me këto aderime do të arrijnë suksese, si rasti i ish-deputetit Labinot Tahiri, nga AKR’ja te AAK’ja apo aderimi i Migjen Kelmedit që bëri bujë, por nuk dolën fitimtarë. Interesant qe edhe aderimi i një serbi në Vetëvendosje, dhe aderimi i Kacit në AAK.

Më poshtë Gazeta Metro ju sjellë top 6 aderimet e vitit.

1. Shqiptar Adem Demaçi në PDK

Një aderim që bëri bujë ishte edhe kalimi në PDK’në e Kadri Veselit të djalit të atdhetarit Adem Demaçi, Shqiptari.

Shqiptar Demaçi dhe Kadri Veseli

Shqiptar Demaçi, djali i simbolit të rezistencës sonë kombëtare, u bë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, por nuk ka marrë vota mjaftueshëm sa për të kaluar pragun për të siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

2. Labi i AKR’së në AAK

Labinot Tahiri, Behgjet Pacolli dhe Ramush Haradinaj

Futja në politikë e këngëtarit të tallavasë nga Ferizaj Labinot Tahiri, ishte jo e pritur, sidomos kur dihej që ishte përkrahës i madh i Albin Kurtit, dhe në fund iu bashkuar Behgjet Pacollit në AKR, por edhe më çudi qe aderimi i tij në AAK’në e Ramush Haradinajt, në të cilën dështoi të marrë votat për të hyrë në Kuvend, dhe pastaj filloi akuzat se I kanë vjedhur votat bashkëpartiakët e tij.

3. Një serb në Vetëvendosje

Bojan Bozovic kishte njofuar përmes Facebook’ut se i ishte bashkuar Vetëvendosjes pas zgjedhjeve të 6 tetorit. Gjë të cilën e kishin konfirmuar edhe zyrtarët e kësaj partie.

Zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje janë deklaruar pas aplikimit që serbi Bojan Bozhovic ka bërë për t’u anëtarësuar në Vetëvendosje.

Kryetari i VV’së nga Qendra e Mitrovicës, Faruk Muja, ka pranuar që Bozhovic ka plotësuar fletë anëtarësimin për t’iu bashkuar VV’së, por se vendimin se a do të pranohet ose jo e merr Kryesia e Qendrës.

“Konfirmoj se Bojan Bozhovic dje ka plotësuar fletëanëtarësimin, por sipas statutit të VV’së, vendimin për aprovimin ose jo të kërkesës e merr Kryesia e Qendrës në mbledhjet e saj të rregullta”, kishte thënë Muja.

4. Migjeni në PDK

Aderimi i liderit të rock bendit ‘Gjurmët’ dhe publicistit Migjen Kelmendi në PDK qe me të vërtetë befasia e vitit.

Migjeni dhe Kadri Veseli

Kelmendi kishte thënë se arsyeja që ka aderuar në këtë parti qe se kjo parti u ka prirë proceseve të mëdha.

“Sa herë që kjo parti u ka prirë proceseve, Kosova ka ecur përpara”, kishte thënë ai.

Kelmendi kishte thënë se ndër të tjera në PDK është edhe për shkak të njerëzve që janë dëshmuar në luftë e që sipas tij këta njerëz do t’i duhen Kosovës edhe në sfidat që e presin Kosovën në të ardhmen.

Gjithesesi, as ai nuk u fut në Kuvend.

5. Kaci në AAK

Kaci dhe Albena Reshitaj e AAK’së

Aspak e pritshme dhe shumë intersante. Aderimi i frizerit Kaci në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës ishte shumë i papritur dhe menjëherë shpërthyen komentet nëpër rrjetet sociale për këtë aderim të veçantë, shkruan Gazeta Metro.

E Haradinaj këtë aderim e kishte qujatur të fuqishëm.

“AAK-së iu bashkuan figura të ndryshme nga qytete të ndryshme të Kosovës, ndër ta janë: Faton Xabarri, Shkumbim Sopjani, Driton Kuka, Kaci Lleshi, Besim Aliu, Afërdita Kastrati, Adelina Berisha, Aida Doçi, Gjon Culaj, Hyzri Llabjani, Yllka Behluli, Resul Sinani, e të tjerë”, kishte thënë Haradinaj.

6. Gazetari Mefail Bajqinovci aderoi në Vetëvendosje

Glauk Konjufca, Mefail Bajqinovci dhe Albin Kurti

Vetëvendosjes i qe bashkuar edhe gazetari i njohur Mefail Bajqinovci, i cili ka arritur të fitojë vota të mjaftueshme për t’u futur në Kuvend.

Moderatori kosovar, Mefail Bajqinovci, me t’u zgjedhur deputet menjëherë përdori gjuhë kërcënuese për zyrtarët e tjerë qeveritarë, duke thënë që mos ta presin muajin dhjetor, transmeton Gazeta Metro.

Mos e pritni dhjetorin, sepse kur fillon dimri do të shkojnë edhe shumë të tjerë, duke aluduar në dorëheqjen e Maxhunit, dhe se ky fat do i pret edhe shumë të tjerët.

“Mirë është mos prit muajin dhjetorin kur fillon dimri edhe shumë tjerë” kishte shkruar Bajqinovci në Facebook.

Komento: