
Ish kandidati për deputet i NISMA-s feston Vitin e Ri duke gjuajtur me kallashnikov.
Ai ka “dridhë” Gjermaninë me kallashnikov.
NISMA e Fatmir Limajt vitin 2019 e përmbylli me disa skandale.
Së pari ishte ministri në detyrë i Tregtisë nga kjo parti, Endrit Shala që goiditi një gazetar derisa po bënte punën e tij, dhe më pas kandidati për deputet Haxhi Hoti kërc’ënoi me jetë kreun e VV-së, Albin Kurti.
Këto veprime ngjallën reagime të shumta në opinion, çka kritikuan jashtëzakonisht Shalën dhe Hotin.
Por NISMA nuk e ka nisur mbarë as vitin 2020.
Kandidati për deputet i Nismës në zgjedhjet e fundit, Enver Shala është shfaqur me kallashnikov në momentin e ndërrimit të motmoteve.