
Ismail Kadare, ka marrë një titull të veçantë nga Franca.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka vlerësuar lartë nderimin që shteti francez i ka bërë shkrimtarit shqiptar, Ismail Kadare.
Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se ky është një vlerësim i lartë ndërkombëtar për krijimtarinë e jashtëzakonshme të gjeniut të letrave shqipe.
Ai me këtë rast i ka shprehur urimet e veta Kadares.
Postimi i plotë i presidentit Thaçi:
Nderimi i shkrimtarit tonë të shquar Ismail Kadare me titullin e lartë shtetëror “Oficer i Madh i Legjionit” nga Presidenti francez Emmanuel Macron është vlerësim i lartë ndërkombëtar për krijimtarinë e jashtëzakonshme të gjeniut të letrave shqipe, që me vite është pretendent për Çmimin Nobel për letërsi. Shkrimtarit Ismail Kadare, që me dinjitet e përfaqëson letërsinë shqipe në rang botëror, i shprehim urimet më të sinqerta, ndërsa Presidentit Macron falënderim dhe konsideratë të veçantë.