Vuan nga një sëmundje e rëndë, kërkohet ndihmë për Nora Saraçin

16:54 | 01 Janar 2020

Po kërkohet ndihmë për Nora Saraçin që vuan nga një sëmundje e rëndë.

Nora Saraçi, nga Komuna e Mitrovicës është diagnostikuar me sëmundjen e rëndë të leukemisë akute.

27-vjeçarja momentalisht është duke u trajtuar në spitalin e Stambolli në Turqi, mirëpo, për të vazhduar trajtimin jashtë vendit i duhet ndihmë urgjente.

Familja Saraçi kanë kërkuar nga njerëzit e vullnetit të mirë ndihmë, pasi që për të vazhduar shërimin e vajzës iu duhen edhe 200 mijë euro.

Komento: