Në 100 vjetorin e lindjes, Mustafa përkujton Anton Çetën

18:04 | 03 Janar 2020

Sot është përkujtuar 100 vjetori i lindjes së figurës së njohur, Anton Çetta.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përmes një komunikate e ka kujtuar veprimtarin e njohur, Anton Çetta në 100 vjetorin e lindjes.

Mustafa u shprehë se Çetta mision jetësor e kishte paqen.

Për më shumë lexojeni komunikatën e plotë:

“Në 100 vjetorin e lindjes, kujtojmë sot shkrimtarin, folkloristin dhe patriotin shqiptar i cili mision jetësor e kishte paqen.

Anton Çetta punoi pareshtur për pajtimin e gjaqeve mes shqiptarëve si kryetar i Këshillit Qendror të Lëvizjes Kombëtare për Pajtimin e Gjaqeve.

Plaku i urtë, në kohët më të vështira kishte fituar besimin e popullit të përfaqësonte LDK-në në Kuvendin e Republikës së Kosovës pas zgjedhjeve të para demokratike në 1992.

Anton Çetta dhe shumë veprimtarë të tjerë janë udhërrëfyes për gjithë historinë tonë, se si punohet për atdheun”

Komento: