Reina e konfirmon largimin nga Milan

10:01 | 12 Janar 2020

Pepe Reina po largohet.

Reina do ta vazhdojë karrierën në Premierligë.

Portieri i Milanit, Pepe Reina, ka konfirmuar transferimin në Aston Villa përmes rrjeteve sociale.

Ish portieri i shumë skuadrave do të transferohet në formë huazimi me të drejtën e blerjes në Premierligë, pasi Aston Villa vuan nga lëndime të shumta.

Reina ka postuar në Instagram Stories një derë të kuqe që nënkupton ngjyrat e Aston Villës si dhe dy emoji zemra kuq e zi për Milanin, teksa shkruan: “Faleminderit, shihemi në Korrik Milan”.

Komento: