
E njohur për fizikun e saj të hollë, Selin ka vendosur t’u përgjigjet publikisht disa prej kritikave dhe komenteve negative që ka marrë në rrjetet sociale, duke treguar se nuk lejon që opinionet e të tjerëve të ndikojnë në mënyrën se si e sheh veten.
Përmes një postimi në InstaStory, ajo ka publikuar mesazhin e një ndjekëseje, e cila kishte zgjedhur të komentonte në mënyrë fyese për trupin e saj. “O skeleti njëherë, çfarë je ngritur si thi”, i kishte shkruar ndjekësja.
Në vend që ta injoronte mesazhin, Selin ka zgjedhur të reagojë me ironi, duke e kthyer situatën në një përgjigje plot sarkazëm. “Përshëndetje, zonja këtu? Që më quan skelet dhe thi, pra praktikisht jam një skelet thiu. Si t’i përgjigjem unë, hë?”, ka shkruar ajo, duke vënë në pah kontradiktën e komentit që kishte marrë.
Por reagimi i saj nuk është ndalur vetëm te një koment. Në një tjetër postim, Selin ka folur më gjerësisht për mënyrën se si ndihet me trupin e saj dhe ka bërë të qartë se është e kënaqur me pamjen që ka dhe me mënyrën e saj të jetesës.
“Nuk dua të shëndoshem! Nuk do të shëndoshem! Do të bëj stërvitje, do të mbaj dietë. Nëse ju që më jepni mend se çfarë të bëj me trupin tim, dëgjoni dikë që ju drejton se çfarë të bëni ju me trupin tuaj, ndryshoni sa jeni në kohë!”, ka shkruar ajo.
Përmes këtij reagimi, Selin ka theksuar se vendimet për trupin dhe mënyrën e saj të jetesës i përkasin vetëm asaj.
Ajo ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend të ndryshojë për t’iu përshtatur pritshmërive apo komenteve të personave që e ndjekin në rrjetet sociale.
Në fund, ajo ka zgjedhur të dërgojë edhe një mesazh të drejtpërdrejtë për vetëbesimin dhe pranimin e vetes. “E adhuroj trupin tim kështu siç është dhe nëse nesër bëhem obeze, prapë do ta dashuroj! Problemi yt cili është këtu?”, ka përfunduar Selin.
Reagimi i saj vjen në një kohë kur figurat publike shpesh përballen me komente të vazhdueshme për pamjen fizike në rrjetet sociale.
Me deklaratat e saj, Selin ka treguar se preferon të mos heshtë përballë komenteve që i konsideron fyese dhe se vlerësimin për veten nuk dëshiron ta lidhë me peshën apo me mendimin e të tjerëve./ORAinfo/


