Mblidhet LDK, aty shkon edhe Isa Mustafa

16:00 | 16 Janar 2020

Zyrtarët e LDK’së bashkë me Isa Mustafën janë mbledhur në parti.

Në Selinë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, momentalisht janë mbledhur Isa Mustafa, kreu i partisë, dhe disa deputetë e anëtarë të kryesisë. Megjithatë, nuk është bërë e ditur nëse bëhet fjalë për ndonjë takim.

Nga LDK-ja nuk kanë treguar se çfarë agjende kanë për sot, apo nëse kanë planifikuar ndonjë mbledhje për të diskutuar për koalicionin.

Megjithatë, gazetarja e Televizionit T7 raporton nga vendi i ngjarjes se në parti janë disa prej deputetëve dhe anëtarëve të kryesisë, që nuk kanë folur para mediave.

Përveç tyre, në mëngjes në seli është parë edhe nënkryetarja Vjosa Osmani, që më vonë është larguar nga aty.

LDK-ja i ka përcjellë dje edhe një herë ofertën që e kishin bërë edhe në takimin e fundit, ku kërkohen ministritë 5+5, kryeparlamentari që do t’i shkonte pastaj LV-së nëse Lidhja Demokratike e merr presidentin.

Komento: