
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka deklaruar se kjo parti ka marrë letrën e Albin Kurtit por nuk e konsideron si ‘një përgjigje zyrtare’ për ofertën e kësaj partie.
Mustafa tha se LDK është e interesuar ta përmbyllë këtë proces, të gjejë rrugë për marrëveshje dhe t’i hap rrugën themelimit të institucioneve. Ai tha se ngjashëm pret edhe nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Letrën do ta shohim, nuk është përgjigje zyrtare, nuk e konsideroj si letër zyrtare është një letër me cilësime që nuk janë shumë shumë zyrtare. Ajo që mund t’ju them është se jemi të interesuar ta përmbyllim këtë proces, të gjejmë rrugë për marrëveshje, t’i themelojmë institucionet dhe të mos vazhdojë agonia e mosthemelimit të institucioneve. Kërkoj që edhe VV si partner i mundshëm të jap kontributin e saj. Komunikim gjithmonë kemi pasë direkt sepse gjithmonë shkruhem direkt me zotin Kurti por ne nuk mund të konstrukutojmë si mund të komunikojnë ata. Nëse mbajmë Këshillin e mbajmë për çështje që konsiderojmë që janë parimore”, ka thënë Mustafa.