
Ky është parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se deri të shtunën në vendin tonë do të mbajë mot i ngjashëm.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), gjatë dy ditëve të ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me ditët e fundit.
IHMK ka bërë të ditur se, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, shkruan lajmi.
Shtypja atmosferike mbetet e lartë, dukshëm mbi vlerat e normales, cilësia e ajrit gjithashtu mbetet në vlerat e pashëndetshme, kryesisht në orët e mesditës dhe në mbrëmje.
Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.