A do t’i rikthehet politikës, flet Astrit Haraqija

19:33 | 16 Janar 2020

Astrit Haraqija ka treguar se a do t’i rikthehet politikës.

Anëtari i LDK-së, Astrit Haraqija ka folur rreth mosangazhimit të tij të deritashëm në politikë.

Haraqija tregoi se pse ndodhi diçka e tillë.

”Nuk më ka thirrur askush, por as unë s’kam kërkuar të shkojë diku. Veç po i shoh çka po bëjnë në media dhe po qesh”.

Por, a do t’i rikthehet ai politikës?

”Nëse shpallen zgjedhjet, diku kah gjysma e marsit mund të ndodhin. Në Gjakovë VV e AAK janë të parat”.

”Shkojmë në zgjedhjet parlamentare, hyj unë në listën e LDK-së, ku po duan të dalin ato të parat? Me këtë punë do të merrem. Do t’i kthehem jetës aktive në politikë”, ka thënë ai.

Komento: