Paralajmërim ‘alarmues’ për banorët e Prishtinës: Mos dilni jashtë

20:20 | 16 Janar 2020

Ajri i ndotur ka ‘pushtuar’ kryeqytetin e Kosovës.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, me një postim në faqen zyrtare në “Facebook”, ka alarmuar për nivel të lartë të ndotjes në Prishtinës.

“Ajri jo i shëndetshëm! Mos dilni pa ndonjë nevojë të domosdoshme sidomos personat me sëmundje të mushkërive e të zemrës”, ka rekomanduar IKShP-ja.

Ndërkohë normat e regjistruara në mbrëmje kapin shifrën e 168 PM, duke e kategorizuar ajrin në të pashëndetshëm.

Komento: