Privimi nga jeta e dëshmitarit të Speciales, vjen reagimi nga Haga

09:50 | 17 Janar 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur javë me parë në afërsi të Badovcit.

Nazmi Rrustemi, inspektori që u privua nga jeta i pyjeve në komunën e Prishtinës, është raportuar se ishte dëshmitar në Gjykatën Speciale të Hagës.

Ai u gjet pa shenja jete para disa ditësh, teksa raportimi se viktima ishte dëshmitar në institucionin e Hagës, u bë vetëm javën e fundit, shkruan lajmi. net.

E për këtë çështje kanë folur nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës në Hagë.

Angela Grip, nga zyra për media e këtij institucioni i ka thënë agjencisë serbe të lajmeve, “Tanjug” se mbrojtja e dëshmitarëve është prioritare, por se nuk mund të flasin nëse ka dëshmitarë të privuar nga jeta të kësaj gjykate.

Sidoqoftë, nga kjo Gjykatë kanë thënë se privimi nga jeta në fjalë është kompetencë e Prokurorisë Speciale të Kosovës, por që prioritet parësor i tyri është mbrojtja e dëshmitarëve.

Edhe nga EULEX-i nuk kanë dhënë detaje nëse Rrustemi ishte dëshmitar i mbrojtur i Speciales.

Sipas tyre, informacione mbi dëshmitarët e mundshëm nuk duhet të jenë publike.

63 vjeçari, Nazmi Rrustemi u privua nga jeta para një muaji në Prishtinë.
Ai punonte si inspektor pyjesh në komunë, teksa se i njëjti ishte intervistuar disa kohë para se të gjendej i vdekur, e kishin konfirmuar edhe familjarë të tij.

Komento: