
Kosova është në pritje të formimit të qeverisë së re.
Rifillimi i dialogut me Serbinë, zhvillimi ekonomik, papunësia, luftimi i krimi të organizuar dhe korrupsionit, liberalizimi i vizave dhe Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe, janë vetëm disa prej sfidave kryesore që e presin Qeverinë e ardhshme të Kosovës.
Edhe pse Kosova tashmë ka hyr në muajin e katërt që kur janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare, dy paritë që kanë marrë më së shumti vota, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk kanë arritur një marrëveshje për koalicion qeverisës, shkruan lajmi.net.
Por cilat janë sfidat e presin qeverinë e re, në rast të arritjes se një marrëveshje mes VV-së dhe LDK-së?
Analistet politikë në vend vlerësojnë se këtë qeveri e presin shumë sfida. Ku ndër më kryesoret janë rifillimi i dialogut, krimi, korrupsioni, papunësia, zhvillimi ekonomik, liberalizimi i vizave dhe “Zajednica”.
Njohësi i çështjeve politike, Ramush Tahiri, duke folur për lajmi.net ka thënë se papunësia, zhvillimi ekonomik e reformat në shoqëri janë disa prej sfidave që e presin qeverinë e ardhshme.
“Sfidat kryesore janë zhvillimi ekonomik edhe reformat në shoqëri, pra politikat sociale, shëndetësia, KEK-u, ndërmarrjet e mëdha, këto janë më rendësi. D.m.th qeveria e re duhet me vazhdu punën që e kanë lënë këta dhe duhet të përfundohen. P.sh cilave çështje po i kushton më shumë rëndësi. P.sh do duhej t’u kushtohej rëndësi zhvillimit ekonomikë, papunësisë etj. Pastaj edhe reformës në drejtësi dhe reformës së politikave sociale si dhe reformës në shëndetësi. Krejt këto janë të rëndësishme. Çështja e dialogut është një çështje politike që duhet të kryhet, por ato janë pjesë e politikes së përgjithshme e cila prej dallim nga përpara duhet të harmonizohet në kuvend dhe kur harmonizohet në Kuvend është shumë më mirë”, ka thënë Tahiri.
Ndërsa, analisti, Rasim Alija thotë se rifillimi i dialogut do të jetë një pres sfidave kryesore që e presin qeverinë VV-LDK, për shkak të qasjeve të ndryshme që kanë dy subjektet.
Sfidë për këtë qeveri Alija thotë se janë edhe Asociacioni i Komunave më shumicë serbe, liberalizimi i vizave dhe luftimi i krimit dhe korrupsionit.
“Çështjet të cilat duhet me i zgjedh qeveria e ardhshme, që po pretendojmë nga ky koalicion janë tre ose katër. Kjo ka të bëjë në radhë të parë më rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, që është një prej çështjeve më të vështira edhe në kuptimin e procesit si proces të dialogut edhe në kuptimin që ka qasje të ndryshme nga të dyja subjektet, si do të duket dialogu dhe mbi të gjitha kjo do të jetë sfida prej kryesoreve. Duke i parapri edhe problemeve tjera, ose sfidave tjera që është Asociacioni i Komunave më shumicë serbe, ose siç e ka quajt VV-ja “Zajedica”. Pastaj duke u leshu në pjesë tjera që janë edhe procesi i liberalizimit të vizave dhe luftimi i krimit dhe korrupsionit”, ka thënë Alija.
Sipas tij, në aspektin teknik, sfidë e madhe për këtë qeveri do të jetë edhe shkrirja e ministrive nga 21 në 12 ose eventualisht 14.
“Ndërsa, kah aspekti teknik i bashkëqeverisjes së këtyre dy subjekteve sfidë në vetë duhet të jetë shkrirja e ministrive, nuk është proces aspak i lehtë. Kjo do të jetë pika kryesore që do ta konsumoj pothuajse krejt zellin e kësaj qeverie në bashkëqeverisje e ardhshme. duke qenë se nuk është proces aspak i lehtë shkrirja e numrit prej 21 ministri në 12 ose rrjedhimisht në 14, do të jetë prej proceseve më të rënda dhe rrjedhimisht mund të marr deri në dy vite shkrirja e këtyre ministrive dhe mund të ketë probleme të ndryshme”, ka thënë ai.
Alija konsideron se qeveria VV-LDK do të jetë qeveria me numrin më të madh të problemeve që nga paslufta.