Mustafa “godet” Kurtin: DK-ja s`mund të negociojë me logjikën e aktit të kryer të LVV-së

08:13 | 18 Janar 2020

Mustafa flet për marrëveshjen me VV-në.

Në një intervistë për portalin Koha, kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se LDK-ja nuk mund të negociojë me logjikën e aktit të kryer me Vetëvendosjen.

Letrën e fundit të liderit të këtij subjekti, Albin Kurti, ai e ka cilësuar një “ese ideologjik”. Ndërkaq koalicionin eventual me këtë subjekt, Mustafa e cilëson të nxitur, jo nga afërsia programore, por nga nevoja për ndryshime.

Megjithatë, Mustafa thotë se e konsiderojnë me prioritet koalicionin qeverisës me Vetëvendosjen, ndonëse nuk ka dhënë shenja të tërheqjes nga kërkesa për ta marrë pozitën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, të cilën aktualisht e mban Glauk Konjufca nga VV-ja.

Komento: