Meta viziton familjen Rugova.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, sot ka vizituar familjen e Presidentit historik Ibrahim Rugova.
Meta tha se për të çdo herë është kënaqësi të takohet me familjen Rugova.
“Në bisedën e ngrohtë dhe shumë miqësore ndamë plot kujtime të shtrenjta për angazhimin jetësor të Presidentit Rugova për Kosovën Republikë, në paqe, të lirë, të pavarur e demokratike, me orientim të qartë properëndimor, në bashkëpunim e fqinjësi të mirë në rajon”, ka shkruar Meta në Facebook.