Bëhet “nami”, ja ku po transferohet Piatek

13:02 | 21 Janar 2020

Manchester United, ka bërë një lëvizje për të nënshkruar sulmuesin e Milanit, Krzysztof Piatek.

Ole Gunnar Solskjaer, raportohet se po rrit kërkimin e tij për një sulmues të ri pas dëmtimit të Marcus Rashford, përcjell ORAinfo.

22-vjeçari, i cili ka shënuar 14 gola në Premier League këtë sezon, është vendosur të mënjanohet të paktën dy muaj pasi pësoi një frakturë në shpinë.
Solskjaer ka pranuar se United mund të eksplorojë një marrëveshje afatshkurtër në afatin kalimtar të janarit për të përballuar mungesën e Rashford.

United kishte bërë tashmë një lëvizje për Piatek para dëmtimit të Rashford. Raporti mbi podcast-in e Ornsteinit dhe Chapman pretendon se United bëri kontakt me AC Milan në fillim të këtij muaji dhe u kërkua që të informoheshin për situatën e sulmuesit. AC Milan janë të gatshëm ta shesin 24-vjeçarin, por po kërkojnë një tarifë transferimi prej 35 milion € (29.7 milion)./ORAinfo/

Komento: