
Varroset çifti që i privua nga jeta në Prizren.
Në varrezat e qytetit të Prizrenit është varrosur sot çifti që u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tyre në lagjen “Ortakoll”, njofton Klan Kosova.
Një numër i madh i qytetarëve është vërejtur se ishte gjatë varrimit.
Vetëm dy ditë pas ardhjes në Kosovë, çifti bashkëshortor u privua nga jeta, në shtëpinë e tyre në Ortakoll të Prizrenit.
Afër trupave të tyre u gjetën dhe u konfiskuan një pistoletë me pesë fishekë, një kuti me 49 fishekë dhe dy gëzhoja.
Por, se kush e kreu aktin dhe se cili ishte motivi, ende nuk po dihet.
