Shokët e përkujtojnë Arian Dacin në një-vjetorin e vdekjes

16:54 | 25 Janar 2020

Po mbushet një vit që nga vdekja e Arian Dacit.

Janari i vitit 2019 kishte qenë fatal për jetën e Arian Dacit i cili pas një aksidenti tragjik kishte humbur jetën në qendrën e skijimit në Brezovicë.

Bashkë me Dacin atje kishte qenë edhe shoku i tij Ardian Bakalli i cili kishte arritur të shpëtonte me disa lëndime.

Një lajm i tillë kishte shokuar të gjithë ata që e kishin njohur dhe kishin punuar me Dacin.

E tashmë kur ka kaluar 1 vit nga aksidenti i tmerrshëm që i mori jetën Arian Dacit, shoqëria kanë vendosur një memorial në Brezovicë për ta kujtuar shokun e tyre.

Arian Daci kishte vdekur më 26 janar të vitit 2019, lajm të cilin e kishte konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Mund të konfirmoj se nga orteku i borës një person ka vdekur, mjekët e kanë konstatuar vdekjen e tij. Bëhet fjalë për personin me inicialet A.D. Personi tjetër ka shpëtuar”, kishin konfirmuar nga Policia.

Komento: