Vetura godet këmbësorin në Vushtrri

20:39 | 25 Janar 2020

Vetura ka goditur një këmbësor në Vushtrri.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 18:00.

Lajmin e ka konfirmuar Avni Zahiti.

“Kemi marrë informacion se ka ndodhur një incident në Vushtrri, njësitet kanë dalë në vendin e ngjarjes. Një veturë ka goditur një këmbësor, ku si rezultat këmbësori ka marrë lëndime trupore”, ka konfirmuar Zahiti.

I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosvoës (QKUK).

Komento: