Tërmeti në Turqi,Vetëvendosje dërgon telegram ngushëllimi për viktimat

21:32 | 25 Janar 2020

Një tërmet i fuqishëm e ka goditur Turqinë.

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se me shqetësim e ka pranuar lajmin tragjik për tërmetin e mbrëmshëm që goditi provincën Elazig të Turqisë.

Nga kjo parti kanë shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave, ndërsa të lënduarve u kanë uruar shërim sa më të shpejtë.

“Në këto momente, jemi në solidaritet me ekipet e shpëtimit në Turqi, të cilat janë duke bërë punë të palodhshme për shpëtimin e të ngujuarve nën rrënojat e shkaktuara na ky termet”, shkruan Vetëvendosje.

Komento: