
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës as pas tre muaj nuk kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje.
Lideri i LVV-së, Albin Kurti ka arritur në Kuvendin e Kosovës, ku pas pak do të takohet me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

Ky takim pritet të jetë vendimtar për arritje apo mosarritjen e një koalicioni të mundshëm.
Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu përmes një deklarate për media gjatë ditës së sotshme tregoi se do të vazhdojnë të insistojnë për postin e kryeparlamentarit.