
Një aksident i çuditshëm trafiku ka ndodhur në rrugën ‘Isa Kastrati’ në Prishtinë.
Një veturë e tipit Peugot 303 ka goditur pjesën mbrojtëse të parkut që gjendet afër varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Dëshmitarë në vendin e ngjarjes i kanë thënë ORAinfo se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së madhe të veturës.

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar nga aksidenti, ndërsa dëmet janë të konsiderueshme. Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
Mirëpo policia aty nuk e ka takuar drejtuesin e veturës së aksidentuar.
ORAinfo ju sjell disa foto nga vendi i ngjarjes ku para pak çastesh ka ndodhur aksidenti.


