Një kamion përfshihet nga zjarri në rrugën ‘B’ në kryeqytet

13:29 | 28 Janar 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën ‘B’ në Prishtinë.

Një automjet është përfshirë nga flakët para pak çastesh në kryeqytet.

Në fotografitë e siguruara nga ORAifo shihet një kamion i përfshirë nga flakët.

Aty kanë dalë edhe zjarrfikësit dhe policia të cilët janë marrë me rastin.

Në polici e kanë konfirmuar rastin.

“Rreth orës 12:30 policia ka pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën B, ku është kapluar nga flakët një automjet. Nuk raportohet për persona të lënduar, me rastin po merren njësitet kompetente të Stacionit Policor Jugu në Prishtinë”, ka thënë zëdhënësja e policisë për rajtonin e Prishtinë, Flora Ahmeti. /ORAinfo/

Pamje nga vendi i ngjarjes:

Komento: