VV e LDK në mbërrijnë në Kuvend, nuk shihen ambasadorët

17:27 | 28 Janar 2020

LDK e VV kanë mbërritur në Kuvend për takimin e radhës.

Që 20 minuta ishte paraparë që në Kuvend të Kosovës të fillonte takimi i LV-së dhe LDK-së me ambasadorët e QUINT’it në vend dhe përfaqësuesen e zyrës së BE-së.

Mirëpo, deri më tani, përveç zyrtarëve të lartë të të dy partive, në Kuvend nuk ka arritur asnjë prej ambasadorëve, raporton Televizioni T7.

Madje, nga ambasada gjermane në Prishtinë dhe zyra e BE-së kanë deklaruar se nuk kanë marrë ftesë për takimin e sotëm.

Pavarësisht kësaj, para se të hynte në takim, nënkryetari i LV-së, Besnik Bislimi u shpreh i bindur se do të shkojnë ambasadorët.

Komento: