Ambasadorët e QUINT-it marrin pjesë në takimin VV-LDK

17:51 | 28 Janar 2020

Albin Kurti dhe Isa Mustafa kanë nisur takimin në Kuvend për të biseduar rreth arritjes së marrëveshjes për krijimin e qeverisë së re.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Nicholas Abott dhe ambasadori gjerman Christian Held kanë arritur në Kuvend të Kosovës, aty ku tashmë ka filluar takimi në mes të Albin Kurtit dhe të Isa Mustafës.

Takimi ishte paraparë të niste në ora 17:00 në Kuvend të Kosovës, ndërsa, paraprakisht nga ambasada gjermane kanë deklaruar për Express se nuk kanë marrë ftesë për takim të përbashkët. Njejtë janë deklaruar edhe nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Nuk dihet nëse në takim do të shkojnë edhe ambasadorët tjerë në vend.

Komento: