
Ambasadorët e QUINT-it dalin nga takimi Kurti-Mustafa.
Ndërkaq, nga objekti i Kuvendit nuk janë parë të dalin edhe dy kryetarët e partive, Albin Kurti e Isa Mustafa, shkruan lajmi.
Në dalje, i vetmi që ka folur është ambasadori britanik, Nicholas Abott.
Ai është deklaruar shkurtë dhe qartë, teksa ka thënë se nuk do të perzihen në punën e koalicionit.
“Ne nuk përzihemi”, ka thënë ai.
Ndryshe, takimi ka filluar në orën 17:00, por nuk dihet nëse ka përfunduar ende.