Sot i jepet lamtumira e fundit Sami Thaqit, policit që u privua nga jeta mbrëmë në Prizren

11:15 | 29 Janar 2020

Sot varroset Sami Thaqi, pjesëtari i policisë që u privua nga jeta mbrëmë në Prizren.

Sami Thaqi, pjesëtari i Policisë së Kosovës që u privua nga jeta mbrëmë pas një shpërthimi në Prizren do të varroset sot.

Kështu është bërë e ditur nga Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Me anë të këtij njoftimi zyrtar, ju informojmë se sot me datë 29.01.2020 do të bëhet ceremonia e varrimit të zyrtarit policor, i rënë në kryerje të detyrës në aksionin e policisë në fshatin Zhur të Prizrenit”, bëhet e ditur në njoftim.

Lamtumira e fundit dhe ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 15:00 në varrezat e fshatit Shkarashnik ne Komunën e Malishevës.

Ndryshe, Thaqi është pjesëtari i 21-të i Policisë së Kosovës që humb jetën në krye të detyrës.

Komento: