Haradinaj premton me shumë shtesa për policët e rënë në detyrë

14:15 | 29 Janar 2020

Mbrëmë ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Zhur të Prizrenit, ku një polic ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Policin e plagosur në ngjarjen e mbrëmshme tragjike, Artur Mrasorin, e ka vizituar në QKUK edhe kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, për të cilin tha se nëse ka nevojë do të trajtohen edhe jashtë vendit, bashkë me policët e tjerë të lënduar në aksionin antidrogë, në fshatin Zhur të Prizrenit, ku mbeti i vdekur një pjesëtar i Policisë.

Haradinaj në këtë vizitë ka folur edhe për dy ligjet për policët, për atë të sigurimeve shëndetësore dhe të pensionit të parakohshëm, për të cilët paralajmëroi se do të ndodhin shumë shpejt.

“Sigurimet shëndetësore, kërkesë e drejtë kjo e policisë. Dy ligjet ai për sigurimet dhe pensionimin e parakohshëm, por që jemi në pritje të formimit të qeverisë. Dy ligjet janë në proces, por që s’mund tani të dërgojmë në parlament ligje, por besoj që do të ndodhë. Gjatë këtyre viteve kemi qenë më afër policisë me buxhet, por që dy ligjet janë të domosdoshme”, tha tutje Haradinaj.

Kreu i qeverisë ka informuar se përveç pensionit, familjarëve të cilët kanë rënë në detyrë, do të iu ndahet një shumë që do ta marrin vazhdimisht.

Komento: