Humbi jetën në detyrë, presidenti Thaçi e shpall “Hero të Kosovës”

15:17 | 29 Janar 2020

Polici i cili humbi jetën dje në detyrë është shpallur me urdhrin ‘Hero i Kosovës’.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot kur policit Sami Thaçi do i jepet lamtumira e fundit, për të ka akorduar urdhrin “Hero i Kosovës”.

Thaçi ka thënë se sakrifica e dhjetëra policëve të rënë në mbrojtje të rendit dhe ligjit na obligon që të punojmë edhe më shumë për një Kosovë të qetë e stabile dhe një vend më të mirë për gjithë qytetarët tanë.

“Polici i rënë në krye të detyrës, Sami Thaçi, është heroi më i ri i Republikës së Kosovës. Duke u bazuar në kompetencat e mia kushtetuese, sot për policin Thaçi akordova urdhrin “Hero i Kosovës”.

Heroizmi i Samiut, Enverit, Izetit dhe i dhjetëra policëve të rënë në krye të detyrës është krenari e Republikës së Kosovës. Sakrifica e tyre në mbrojtje të rendit dhe ligjit na obligon që të punojmë edhe më shumë për një Kosovë të qetë e stabile dhe një vend më të mirë për gjithë qytetarët tanë”, ka shkruar presidenti Thaçi.

Komento: