Intervistimi i Sabit Gecit përfundon në Speciale, mbrohet në heshtje

11:11 | 30 Janar 2020

Avokati i Sabit Gecit thotë se ka përfunduar intervistimi, klienti u mbrojt në heshtje.

Ka përfunduar intervistimi i ish-komandantit të UÇK-së, Sabit Gecit, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Prishtinë, raporton Gazeta Express.

Geci është bërë e ditur se është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit.

Sipas avokatit të tij, Tahir Recaj, Geci është mbrojtur në heshtje.

Ish-pjesëtari i UÇK-së Sabit Geci, kishte marrë ftesë nga Specialja me seli në Hagë në dhjetor të vitit që lamë pas.

Kujtojmë se në më pak se një muaj, Dhomat e Specializuara në Hagë u kanë dërguar thirrje për intervistim 13 ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për disa pa u bërë e ditur në çfarë cilësie.

Komento: